Sipas një studimi në Universitetin e Oksfordit, 26.000 baktere të gjetura në para, janë të mjaftueshme për provokimin e një sëmundje infektive.
Përveç të mirave materiale që na sigurojnë paratë, po aq mund të jenë edhe të dëmshme për shëndetin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Sipas një studimi të ri, pavarësisht se dy të tretat, besojnë se përdorimi i monedhave është i papastër, vetëm 1 në 5 evropianë lanë duart pas mbajtjes së monedhave.
Në studim janë përfshinë më shumë se 9.000 konsumatorë nga 12 vende dhe pavarësisht se evropianët janë renditur si më të papastërit ata janë duke luftuar për të thyer zakonin e keq të mos pastrimin të duarve të tyre pas përdorimit të monedhave të pista.
Hulumtues tjerë nga Universiteti i Arizonës kanë provuar në fakt se çdo tast i vogël i bankomatit “strehon” një mesatare prej 1.200 mikrobesh, duke përfshirë virusin e ftohjes dhe atë të gripit.
Sipas ‘MailOnline’ më shumë mikrobet mund të gjenden në një monedhë 1 paund se sa në tualet, por pothuajse gjysma e britanikëve pranojnë se kurrë nuk i kanë larë duart e tyre pas përdorimit të monedhave.
Sipas studimit meshkujt kanë më shumë gjasa për të shmangur pastrimin duart e tyre se sa femrat me rreth 55%. 43% e britanikëve mendojnë se paratë janë më të pastër, ndërsa njerëzit që jetojnë në Francë dhe Hungari ishin ndër më të vetëdijshëm se monedhat mund të jenë më të pista.
Por, njerëzit nuk duhet ta teprojnë me merakun e tyre për këtë gjë. “Mikrobet janë shumë të rëndësishme, janë shumë të kudogjendura dhe na rrethojnë neve gjatë gjithë kohës”, thotë udhëheqësja e studimit Dr. Jane Carlton.
“Ne gjetëm disa mikrobe për të cilat duhet të shqetësohemi pak, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë me shqetësimin e tyre”, përfundon ajo.
Më e mira që mund të bëni në këtë drejtim është të pastroni duart me sapun, ose me dezinfektues me përmbajtje alkooli të cilin do ta aplikoni në duart tuaja, pas çdo kontakti me këto mjete infektuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin