LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur vetura shtyp protestuesit në Missouri (Video, +16)

Momenti kur vetura shtyp protestuesit në Missouri (Video, +16)

Ky është momenti rrëqethës kur një veturë shtyp protestuesit që kishin bllokuar rrugët, për shkak se një polic amerikan kishte vrarë një transgjinore.

Mijëra protestues kishin dalur në rrugët e St Louis në Missouri, pasi 30-vjeçarja Kiwi Herring është qëlluar për vdekje nga policia gjatë të martës, transmeton Telegrafi.


Fotografi David Carson ishte në vendin e ngjarjes, dhe ka filmuar momentin kur një veturë e zezë futet në mesin e protestuesve që kishin bllokuar rrugët, dhe në një moment fillon t’i shtyp.

Të paktën një person ka përfunduar mbi kapakun e motorit, por për fa të mirë askush nuk e ka pësuar dhe kanë shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/