LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur sulmohet konvoji i Kombeve të Bashkuara në Kongo, në pritën e organizuar humbi jetën edhe ambasadori italian

Momenti kur sulmohet konvoji i Kombeve të Bashkuara në Kongo, në pritën e organizuar humbi jetën edhe ambasadori italian

Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq momentin kur konvoji i Kombeve të Bashkuara sulmohet nga një person i armatosur, i cili besohet se vrau ambasadorin italian dhe dy tjerë që shërbenin në Republikën Demokratike të Kongos.

Tentim rrëmbimi kishte ndodhur të hënën në Kongo, ku si pasojë humbën jetën ambasadori italian Luca Attanasio, 43-vjeç, dhe polici ushtarakë Vittorio Iacovacci, 30-vjeç, dhe shoferi i tyre kongolez që nuk është identifikuar, transmeton Telegrafi.


Pamjet e skenave dhe situatës kaotike janë publikuar në internet, dhe shihen të shtënat që ndodhin në një rrugë. E sot rebelët Hutu kanë mohuar akuzat se qëndrojnë pas kësaj prite – që fillimisht besohej se ishte tentim rrëmbim ndaj pjese tartarëve të misionit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë kufomat e Attanasios dhe Iacovaccit janë futur sot në një aeroplan ushtarak me të cilin pritet të rikthehen në Itali. E videoja e publikuar shfaq veturat e ndaluar në një rrugë me baltë, përfshirë këtu edhe një motoçikletë dhe një kamion i vogël.

Në fillim të videos nuk zhvillohet ndonjë aktivitet, por në gjysmë të saj dëgjohen të shtënat e armëve dhe një grup njerëzish duke bërtitur. Veturat e ndaluara nuk shihen qartë, dhe nuk dihet nëse Attanasio dhe personat tjerë ishin brenda tyre në momentin e këtij incidenti të filmuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori