Labinot Rexha ka shpërthyer në një moment gjatë spektaklit të së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Derisa po fliste për një temë me banorët e tjerë, ai u pa duke gjuajtur pijet në tokë.


Kjo pasi i është përmendur vazhdimisht se ka një fëmijë me një serbe, gjë që nuk e ka pranuar.

Foto: YouTube

"Mua më kanë vrarë babanë, nuk e di as varrin ku e ka babai im. Marre ju qoftë, turp", tha ai në ato momente.

I njëjti filloi duke qarë dhe u largua menjëherë nga ambienti ku po qëndronte me konkurrentët.

Kjo duket se ishte e rëndë për Labin dhe se assesi nuk e pranoi një gjë të tillë.

Për rastin në fjalë, Labi thotë se ka të bëj me një kushëri të tij dhe se i kishte ofruar vetëm ndihmë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com