Labinot Rexhës ditën e djeshme (e martë) iu kumtua një lajm i hidhur në shtëpinë e famshme.

Atij i bë e ditur se i ka ndërruar jetë gjyshi, teksa lajmin në dhomë të rrëfimit ia dha bashkëshortja, Laureta.


Në një telefonatë me të, këngëtari mësoi se gjyshi i tij ndërroi jetë pas problemeve që kishte me zemër.

Foto: Instagram

I njëjti shpërtheu në lot dhe dukej i prekur në ato momente, ku më pas iu lejua edhe pjesëmarrja në varrim.

Megjithatë, ai nuk kishte të drejtë të fliste me askënd në ceremoninë mortore, as me familjarët.

Foto: Instagram

Labit gjithashtu iu kërkua nga familja që të vazhdonte lojën dhe se ka mbështetjen e tyre.

Edhe pas kthimit në shtëpi, ai u shfaq i mërzitur dhe shihej në lot me sy pas situatës së rëndë familjare. /Telegrafi/