LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Hyundai i40 përplaset me Lamborghini Huracan në rrugët e Leeds

Momenti kur Hyundai i40 përplaset me Lamborghini Huracan në rrugët e Leeds

Një video dramatike tregon momentin kur një Hyundai voziti mbi kofanon e veturës luksoze Lamorghini Huracan e cila kushton 294,000 euro, teksa shoferi i Hyundai del nga një kryqëzim në Leeds.

Përplasja spektakolare, e cila ndodhi ditën e djeshme, e la veturën e shtrenjtë të deformuar, por që askush nuk pësoj lëndime serioze.

Pamjet e publikuara nga Daily Mail, tregojnë kur Hyundai i40 me çmim modest largohet nga kryqëzimi pasi që një fugon i bardhë kalon pranë tij, transmeton Telegrafi.

Shoferi largohet me shpejtësi teksa kthehet djathtas, dhe siç duket nuk e kishte parë Lamborghini Huracan Performante ngjyrë të bardhë teksa shkon drejt asaj veture.

Por pasi që përplaset me pjesën e përparme të super veturës, vetura familjare me katër dyer vazhdon të ecë mbi kofanon e Lamborghinit si të mos ishte fare aty.

Rrotat e Hyundai për pak sa nuk e shtypin shoferin e Lamborghini-t teksa përplaset në pjesën e përparme të veturës.

Pastaj ajo mbetet mbi veturën e shtrenjtë teksa dy veturat janë bllokuar së bashku ndërsa Lamborghini ka mbetur poshtë. /Telegrafi/