LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur gjykata e dënoi Gani Gecin për vrasje (Video)

Momenti kur gjykata e dënoi Gani Gecin për vrasje (Video)

Me 4 vjet e 6 muaj burgim, është dënuar Gani Geci për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, në gusht të 2014-ës në qendër të Skenderajt.

Dënimi për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga trupi gjykues i EULEX-it është dhënë për veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.


Në aktgjykim, është thënë se palët kanë pasur një konflikt të gjatë mes vete.

Geci ishte liruar nga paraburgimi menjëherë pasi kishte kryer vrasjen dhe kohën e fundit ka qenë në arrest shtëpiak, por Prokuroria ka kërkuar që kjo të ndryshojë duke dhënë arsyet e veta.

Gjykata në fund e ka hedhur poshtë këtë kërkesë dhe e ka liruar edhe nga arresti shtëpiak Gani Gecin, derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.