Ditën e djeshme është bërë temë në media një fotografi e rock bendit legjendar "Metallica", ku shfaqeshin me flamurin kombëtar.

Kjo është arritur në sajë të një fansi shqiptar Ervin Gjonaj, i cili është ndjekës i rregullt i koncerteve të grupit.


Ai ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit një fanellë shqiptare.

metalic

Ndërkohë si shenjë falënderimi, James Hetfield - vokalisti i grupit, ka përshëndetur në fillim të koncertit të gjithë shqiptarët e pranishëm.

Në momentin që kjo deklaratë është thënë, janë dëgjuar duartrokitje dhe brohorima nga shqiptarët e pranishëm.

Videoja më poshtë e sjell të qartë këtë moment. /Telegrafi/