LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur dreri theu derën pasi po lëvizte me shpejtësi për hyrë në një thertore në Minesotë

Momenti kur dreri theu derën pasi po lëvizte me shpejtësi për hyrë në një thertore në Minesotë

Kamerat e sigurisë në një thertore në Minesotë kapën momentin kur një dre përplasi derën prej xhami dhe hyri brenda në dyqan.

Melissa Evans, pronare e dyqanit “She Said Butcher” në qytetin Moorhead tha se ajo dhe vajza e saj ishin në një dhomë mbrapa të shitores kur dreri theu xhamin për të hyrë brenda, transmeton Telegrafi.


Evans postoi një video në Facebook ku shihet dreri theu derën egërsisht, derisa endej në dyqan si i hutuar. Kafsha bëri rrëmujë duke rrëzuar një vazo me lule përpara se të dilte nga dera e thyer.

“Kjo ishte vërtet një sprovë dhe nuk jam e sigurt se kush ishte më e frikësuar në atë kohë unë apo dreri, por ishte një përvojë mjaft e tmerrshme në përgjithësi”, thuhej në postim.

“Përveç një dere të thyer, një vrimë në mur dhe disa bimë të rrëzuar, nuk u dëmtua gjë tjetër dhe jam mirënjohëse, sepse mund të ishte shumë më keq, jo vetëm me dëmtime, por potencialisht mund të kishte lënduar rëndë dikë“, ka shkruar Evans. /Telegrafi/