Një video e postuar së fundmi në internet po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqet momenti kur tre persona mbesin të vdekur në vend pas disa të shtënave me armë.
Dy detektivë privat apo siç ndryshe njihen në SHBA me nofkën “gjahtarë të shpërblimeve”, Fidel Garcia Jr dhe Gabriel Bernal janë vrarë së bashku me të arratisurin e tyre Ramon Hutchinson, kur tre burra të armatosur i sulmuan në një auto-sallon në Greenville të Teksasit, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar nga një klient i auto-sallonit, ku shihen detektivët Garcia dhe Bernal duke mbajtur armët në dorë në një zyrë të xhamit në të cilën ishte edhe Hutchinson, të cilin ata po e kërkonin për një kohë të gjatë.
Dhe derisa “gjahtarët e shpërblimeve” po i afroheshin Hutchinsonit, disa burra dëgjohen duke bërtitur dhe më pas fillojnë të shtënat me armë.
Si rezultat i të shtënave kanë mbetur të vdekur në vend detektivët privatë si dhe i arratisuri Hutchinson.
Hutchinson ishte i kërkuar nga autoritet për posedim droge dhe sulm ndaj zyrtarit policor, thuhet në raportin e policisë së Minnesotas.
Ai nuk ishte paraqitur në gjykatë për seancën dëgjimore të caktuar për muajin mars, dhe kështu ishte lëshuar një urdhër arrest.
Dhe natyrisht se në këtë lojë futen “gjahtarët e shpërblimeve”, të cilët fitojnë 10 për qind nga autoritetet nëse arrijnë t’i sjellin para drejtësisë personat e arratisur, dhe për të cilët është dhënë shpërblim për kapjen e tyre.
Garcia dhe Bernal ishin licencuar si detektivë privat në Corupus Christi, kompani kjo e cila i kishte angazhuar në kapjen e Hutchinson-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit