Momenti kur Corentin Tolisso e turpëroi N’Golo Kanten (Video)

Corentin Tolisso ka treguar pse Bayern Munichu shpenzoi 41.5 milionë euro për transferimin e tij nga Lyoni.
Kampioni gjerman është duke bërë një turne në Azi në kuadër të përgatitjeve parasezonale, ku ka luajtur edhe kundër Chelseat.
Bavarezët fituan me rezultat 3-2 kundër Bluve, ndërsa Tolisso tregoi shkathtësitë e tij duke “ia humbur topin” N'Golo Kantes.
Në gjysmën e dytë, 22-vjeçari pati një moment magjie me një rrotullim, duke e turpëruar lojtarin e Chelseat.
https://twitter.com/fahmi_awad/status/889876829292699657
Në atë ndeshja, Bayerni krijoi epërsi prej tre golash, dy nga Thomas Muller dhe një nga Rafinha. Blutë arritën të realizojnë dy herë, por nuk mundën që të barazonin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































