LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur aeroplani luftarak i NATO-s i afrohet shumë aeroplanit, me të cilin po udhëtonte ministri i brendshëm rus (Video)

Momenti kur aeroplani luftarak i NATO-s i afrohet shumë aeroplanit, me të cilin po udhëtonte ministri i brendshëm rus (Video)

Pas përplasjeve të fundit verbale e ushtarake në qiejt e Sirisë, tensionet mes Rusisë dhe forcave ndërkombëtare vazhdojnë të mbeten të larta.

Një F16-të i NATO-s i është afruar avionit me të cilin po udhëtonte ministri i brendshëm rus, Sergei Shoigu.


Kjo ka nxitur reagimin e një bombarduesi rus Su-27, që u pozicionua mes dy mjeteve fluturuese, duke treguar armët e duke detyruar tërheqjen e avionit të aleancës.

Mediat ruse pretendojnë se incidenti ndodhi në hapësirë ajrore ndërkombëtare, mbi detin Baltik, kur Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningradit.

Pas mbërritjes në destinacion, ministri i brendshëm rus foli kundër atyre që i quajti akte agresive të NATO-s në kufijtë ruse.

“Situata që po zhvillohet në kufijtë tanë perëndimorë ka tendencën për t’u përkeqësuar. Kjo lidhet me intensfikimin e aktiviteteve ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s në lindje të Europës. Aleanca ka grumbulluar forcën ushtarake në shtetet balltike dhe kjo tregon qëndrimin e partnerëve tanë europianë, pro politikave anti-ruse”, tha Sergei Shoigu.

Më vonë, aleanca veri-atlantike konfirmoi se kishte gjurmuar 3 avionë rusë, përfshirë dy bombardues mbi detin Baltik, pasi ata nuk e kishin identifikuar veten dhe nuk i ishin përgjigjur kontrollit të trafikut ajror.

Një zëdhënës i NATO-s u kujdes të theksonte se nuk kishin informacione se kush fluturonte në avion.

Të hënën Washingtoni bëri të ditur se një avion ushtarak rus kishte fluturuar vetëm 1.5 metra larg një avioni përgjues amerikan, transmeton tch.

Për këtë incident të rrezikshëm, që ndodhi sërish mbi Baltik, Shtetet e Bashkuara fajësojnë Moskën, por kjo e fundit këmbëngul se avioni zbulues amerikan kishte bërë një manovër provokuese.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori