LAJMI I FUNDIT:

Momentet shokuese kur fishekzjarrët ‘e Pavarësisë’ shpërthejnë në plazh, tmerrojnë pushuesit në SHBA

Momentet shokuese kur fishekzjarrët ‘e Pavarësisë’ shpërthejnë në plazh, tmerrojnë pushuesit në SHBA

Këto janë momentet shokuese kur një arkë me fishekzjarrë të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohë në plazhin e Ocean City.

Shpërthimi dramatik u kap në kamera nga plazhistët, shumica e të cilëve që vraponin për t’u strehuar.


Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha tymi në zonën e shpërthimit, i cili ndodhi pak para lëshimit për festën e pavarësisë më 4 korrik.

Zjarrfikësit e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një “shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarrësh para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje  ndaj pushuesve apo kalimtarëve.

Një punonjës i kompanisë së fishekzjarrëve pësoi disa plagë të vogla por refuzoi të dërgohej në spital. /tch/