Rita Ora ka arritur të bëhet një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, dhe padyshim është një prej artisteve shqiptare me më së shumti famë botërore.

Dhe, 30-vjeçarja së fundi ka realizuar një prej koncerteve më të veçanta në karrierën e saj muzikore.


Ylli i hitit “Anywhere” ditë më parë (30 shtator) ka mbajtur koncert recital në Kullën Eiffel, në Paris, teksa shkëlqej me performancën.

ritaora 244385418 118670107224174 7255004044471363295 n Foto: Rita Ora/Instagram

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Rita ka ndarë fotografi me dukjet e ndryshme që kishte veshur gjatë koncertit.

Edhe në një postim të radhës, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, ka sjell momentet tjera të performancës, të cilën e quajti çmenduri.

ritaora 244261651 997730854346625 7702114388785137652 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!!Dhe erë. Shpresoj që të gjithëve ju ka pëlqyer ta shikoni shfaqjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve ku shihet e veshur me një trupore me pupla ngjyrë të zezë, të kombinuar me aksesor.

Ndërkohë, Rita së fundi ishte e angazhuar edhe në disa projekte tjera, ajo ditë më parë pozoi për ballinën e revistës së njohur “Vogue Australia”.

ritaora 244456990 401979738209413 3242376877255973672 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, artistja e famshme aktualisht po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi, me të cilin doli publikisht edhe gjatë parakalimit në eventin Met Gala. /Telegrafi/