Noizy dhe Era Istrefi kanë shkëmbyer çaste gati intime gjatë performancës së tyre në koncertin Alpha Show III.

Dy artistët kanë ndarë dje skenën gjigante për të performuar këngën e tyre “Ama”.


Megjithatë, ata ndezën audiencën kur u panë tejet të afruar me njëri-tjetrin.

Ishte reperi ai i cili i prekte Erës belin derisa në një moment i preku edhe ijët.

Eventi i mbrëmshëm pa artistë të mëdhenj që performuan në koncertin gjigant Alpha Show III, i organizuar nga Noizy.

eradhenoizy Foto: Era Istrefi dhe Noizy / Instagram

Në mesin e emrave të mëdhenj ishin Stefflon Don, Dafina Zeqiri, Tayna, Yll Limani, Mc Kresha e Era Istrefi.

Koncerti u mbajt në Tiranë, në stadiumin Air Albania. /Telegrafi/