Moment i sikletshëm në transmetim 'live', prezantueses së njohur Kate Scott i griset fustani gjatë transmetimit të Ligës së Kampionëve

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një emisioni sportiv mbrëmjen e djeshme, kur prezantueses së njohur të sportit, Kate Scott, i është grisë fustani live në studio.
Scott po moderonte emisionin kushtuar komentimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përkrah disa legjendave të futbollit, kur ndodhi momenti i sikletshëm që nuk i shpëtoi kamerave.
Megjithatë, ajo reagoi me shumë profesionalizëm dhe humor, duke e kthyer incidentin në një moment epik televiziv.
Thierry’s face when Kate ripped her top mid broadcast 🤣🤣🤣🤣 pic.twitter.com/KRmrkIKimc
— george (@StokeyyG2) October 22, 2025
Publiku dhe bashkëpunëtorët e saj në studio shpërthyen në të qeshura, ndërsa prezantuesja e kaloi situatën me një buzëqeshje të qetë dhe një batutë të shpejtë që e lehtësoi atmosferën.
Momenti u shpërnda menjëherë në rrjete sociale, ku fansat e Kate Scott e vlerësuan për reaksionin e saj spontan dhe karizmën, duke e cilësuar si “një profesioniste të vërtetë që di ta menaxhojë çdo situatë live”. /Telegrafi/































































