LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Zero cent dhe zero mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

Molliqaj: Zero cent dhe zero mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku u bisedua për Planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit.

Ndërkohë, kreu i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, ka dhënë një deklaratë kritike lidhur me pozitën e Kosovës në këtë kontekst.


Sipas Molliqaj, pa zbatimin e angazhimeve të marra nga kryeministri Albin Kurti, Kosova nuk pritet të përfitojë asnjë lloj ndihme financiare apo mbështetje nga Bashkimi Evropian.

“Gjendja është e qeshur në një farë mënyre, pasi Kosova mbetet i vetmi vend që përjeton masa punitive – kjo për shkak të pranimit nga ana e Qeverisë së Kosovës të Aneksit të Ohrit. Ky është rasti i parë që Kosova përballet me ndëshkime nga BE-ja për moszbatim të marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës ka qenë i pari që ka pranuar hapur se, nëse nuk i respektojmë angazhimet e marra, atëherë do të ndëshkohemi nga BE-ja”, deklaroi Molliqaj në top channel.

“Pa përmbushjen e detyrimeve nga ana e Kryeministrit Kurti, nuk do të kemi asnjë cent apo mbështetje nga Bashkimi Evropian. Është e turpshme të pretendohet se ka përparime në këtë fushë, ndërsa në të vërtetë jemi nën sanksione për krijimin e një autonomie për serbët brenda Kosovës. Të pretendosh përparim nën këto kushte është hipokrizi. Përparimi nuk ekziston nën hijen e sanksioneve nga komuniteti që synojmë të integrohemi. Nuk duhet të pranojmë një diskurs të tillë; ai nuk shërben për interesin tonë”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori