LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke, ne jemi edhe për shkëmbim territorial

Molliqaj: Nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke, ne jemi edhe për shkëmbim territorial

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se janë për një marrëveshje të shpejtë që i zgjidh problemet me Serbinë.

Molliqaj tha se nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke Kosovë-Serbi, atëherë gjithçka tjetër, madje edhe nëse kërkohet shkëmbim territorial është e diskutueshme, madje edhe e pranueshme për partinë që ai drejton.


“Na jemi për marrëveshje të shpejt, përfundimtare, që i zgjidh problemet me Serbinë. Dhe, nëse baza dhe premisa pranohet, nëse baza e marrëveshjes është që të ketë njohje përfundimtare, por nëse premisa pranohet pastaj kompromisi, pazari siç e quan LVV-ja, ose zgjidhja është një shkëmbim territorial, ose autonomi, ose në zgjidhje e tretë që ne nuk e dimë, nëse bëhet shkëputja e marrëdhënies Kosovë-Serbi atëherë për neve është e pranueshme”, tha Molliqaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit. /Telegrafi/