LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Mon Balajn e Arben Xheladinin i vrau pushteti

Molliqaj: Mon Balajn e Arben Xheladinin i vrau pushteti

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosja, në të cilën u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Molliqaj , përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Monin e Arbenin i vrau pushteti sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre, e as nuk e pranonte mendimin ndryshe.


Postimi i plotë i Molliqajt:

“Progresi, liria dhe barazia, shumë shpesh hasin në rezistencën e pushtetit të padrejtë që synim ka ruajtjen e një gjendjeje të caktuar. Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi. Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe.

Sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

10 Shkurti, do të na e përkujtojë gjithmonë që Kosova sikur që ka pasur regjime jo-demokratike dhe autoritare, po ashtu ka pasur qytetari aktive që i ka përballuar këto regjime” (sic.), ka shkruar Molliqaj.

Sot janë bërë homazhe te pllaka përkujtimore për aktivistët e vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 12-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007, kur  nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje. Ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori