LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj komenton videon ku përmendet Veseli: Sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto

Molliqaj komenton videon ku përmendet Veseli: Sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar videon e cila ka qarkulluar në media ku thuhet se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marrë 200.000 euro nga një biznesmen.

Lidhur me këtë Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përkundër që kjo video po sillet tash e gjatë vite në sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë, Kadri Veseli nuk është gjykuar e as ftuar asnjëherë për intervistim në gjykatë.


“Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Tash u kuptua se videoja që po qarkullon nëpër media ku thuhet qartë se Kadri Veseli i ka marrë 200 000 euro nga një biznesmen, ka gjashtë vite që sillet nëpër sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë.
Përkundër kësaj, Kadri Veseli lëre më që nuk është gjykuar apo dënuar, por ai nuk është ftuar as edhe njëherë në gjykatë për tu intervestuar lidhur me këtë rast.
Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto.
Kosovës i duhet urgjentisht vetingu në sistemin e drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori