LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Heqja e roamingut dhe kufijve me Shqipërinë, nevojë e domosdoshme e qytetarëve (Video)

Molliqaj: Heqja e roamingut dhe kufijve me Shqipërinë, nevojë e domosdoshme e qytetarëve (Video)

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për rëndësinë e miratimit të rezolutës për hapjen e kufirit dhe heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Molliqaj ka thënë se ideja është që qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë të kalojnë lirshëm pa iu nënshtruar kontrolleve në kufi.


“Tarifat roaming janë më të shtrenjta në mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kemi besuar që është e drejtë që të kemi një marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila i largon këto tarifa.

Sa i përket kufijve kemi parë që diku mbi 870 mijë veta kalojnë kufirin nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Dhe meqenëse po shkojmë drejt Integrimeve Evropiane është e rëndësishme që të kemi edhe integrime në rajon dhe me shtete veç e veç”, u shpreh Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se nisma tjetër që është po aq e rëndësishme se heqja e roamingut dhe kufijve është edhe Urinoni Doganor i përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

” Unioni i përbashkët doganor do ta lehtësonte hala më shumë biznesin mes dy vendeve”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj theksoi se disa veprime konkrete i kanë bërë dhe do ti bëjmë e që janë hapa që ia lehtësojnë shumë më shumë jetën qytetarëve këndej dhe andej kufirit.

Miratimin e këtyre dy marrëveshjeve në Kuvend, Molliqaj e ka quajtur si reflektim se këto kërkesa kanë qenë nevojë e domosdoshme e njerëzve.

I pyetur rreth bashkimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë, Molliqaj theksoi se brenda PSD-së ka persona që janë pro dhe kundër kësaj.

“Brenda partisë ka njerëz që besojnë se bashkimi me Shqipërinë është rrugë e mirë, por ka edhe njerëz që besojnë se një veprim i tillë nuk është as i ngutshëm as i domosdoshëm jo vetëm tani po as në afat të mesëm. Ne kemi artikuluar qartë pse duhet të jetë Kosova një ditë bashkë me Shqipërinë”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori