LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Albin Kurti është tradhtar, nuk paraqet asnjë vlerë në politikë

Molliqaj: Albin Kurti është tradhtar, nuk paraqet asnjë vlerë në politikë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Albin Kurti është po ai të cilin e kishin njohur ai dhe kolegët e tij në vitin 2016, kur filluan të largoheshin nga ai dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Molliqaj përmes një shkrimi tha se ai nuk paraqet më asnjë vlerë.


“Kurti nuk paraqet më asnjë vlerë dhe besim në politikë. Ai s’ka projekt politik të cilin do ta shtyjë përpara. Me të ardhur në pushtet, pranoi gjithçka që ka kundërshtuar”, thuhet në reagimin e Molliqajt.

Po ashtu ai e quan tradhtar Kurtin, duke e akuzuar se i ka tradhtuar qëndrimet dhe kolegët e tij aktivistë.

“Prandaj Albin Kurti është tradhtar. Duke tradhtuar qëndrimet e tij, ai ka tradhtuar kolegët aktivistë, ka tradhtuar kauzat për të cilat kanë vdekur njerëz. Ka hequr dorë nga kauza për përparim e barazi shoqërore”, thotë ai.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Metamorfoza e Kurtit ka nisur prej kohësh

Këtë Albin të transformuar që ne e njohëm në vitin 2016, kur filluam të largohemi prej tij, sot po e njohin e po çuditen edhe partia e votuesit e tij.

Kurti nuk paraqet më asnjë vlerë dhe besim në politikë. Ai s’ka projekt politik të cilin do ta shtyjë përpara. Me të ardhur në pushtet, pranoi gjithçka që ka kundërshtuar.

Dialogu me Serbinë është pika mbi të cilën Kurti ka lindur dhe është rritur në politikë. Sot ai NUK KA qëndrim për këtë proces. Çdo parakusht për dialog që dikur e trumbetonte, sot ka rënë poshtë, nuk ekziston. Ai do të ulet në dialog edhe pa kërkuar falje Serbia. Ai do ta takojë Vuçiçin edhe pse ai është pasues i Millosheviçit. Pra, qasja ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm Kurti.

Kurti duke ndryshuar vet, po don ta ndryshojë edhe Listën SRPSKA. Dikur Listë çetnike, sot na qenkan bërë subjekt konstruktiv. Nga instrument i Beogradit, në partner qeveritar. Pra, kur nuk je me Kurtin je çetnik, kur je me Kurtin, bëhesh konstruktiv.

Kur Kurti merr pushtetin, Thaçi dikur tradhëtar i kombit, presidenti i pazareve, hajn i parasë publike, dhunues i demokracisë bëhet partner me të cilin Kurti do të konsultohet.

Kurti mbrëmë tregoi se ka gënjyer jo vetëm votuesit e tij, por të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ai tregoi vet që Qeveria e tij NUK KA program qeverisës. Ndonëse për muaj të tërë na patën thënë që harmonizimi i programit është punë e kryer, sot një dokument i tillë nuk ekziston. Bash sikurse secili kryeministër tjetër, mori pushtetin PA PROGRAM QEVERISËS!

Ndryshimet e transformimet e Kurtit do të ishin më lehtë të pranueshme vetëm nëse rruga deri te pushteti të mos përcillej me humbje të jetës së njerëzve, rrahje, burgje etj. Sot ka ende qytetarë aktivistë që në trupin e tyre kanë copëza të plumbave në përpjekjen për arritjen e qëndrimeve të cilat sot Kurti i ka braktisur. Kurti tregoi që është në gjendje të instrumentalizojë e tjetërsojë çdo mund e sakrificë të secilit aktivist jo për të ndryshuar Kosovën, por për të ndryshuar qëndrimet e tij.

Prandaj Albin Kurti është tradhtar. Duke tradhtuar qëndrimet e tij, ai ka tradhtuar kolegët aktivistë, ka tradhtuar kauzat për të cilat kanë vdekur njerëz. Ka hequr dorë nga kauza për përparim e barazi shoqërore.

Sot Albin Kurti është sikur të tjerët. Por, metamorfoza e tij ka kohë që ka nisur. Ne e kemi parë tek çirrej për pushtet shumë kohë më herët. Dhe shumë mirë që e mori, sepse në fund të fundit, e vërteta ka rëndësi…

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori