Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se Serbia, me ndihmën e Rusisë po e pengon Kosovën drejt anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.
Derisa ka folur në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, Moisiu tha se zgjatja pafund e konfliktit të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk i shërben stabilitetit rajonal.
Sipas ish-presidentit të Shqipërisë, edhe vet Bashkimi Evropian duhet t’i vë rregulla shteteve anëtare ndërkohë shtoi se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare është frymëzim për politikanët serbë.
“Bashkimi Evropian duhet t’u vë rregulla shteteve anëtare, është një bashkim vullnetar, ka parimet e veta, por për problemet themelore duhet të kemi mirëkuptim. Sepse janë jo pak, por pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kjo mungesë për mendimin tim është anomali por frymëzuese për politikanët serbë, politikanët rusë, po të shikojmë Lavrov shpeshherë përmend Kosovën, nuk merret vesh nëse e përmend si monedhë shkëmbimi apo si fakt historik, mund të jenë të dyja”, tha ai.
Moisiu tha se lidhja e serbëve me rusët kundër Kosovës është duke vazhduar dhe po e pengojnë shtetin drejt rrugës ndërkombëtare.
“Megjithatë për fat të keq lidhja midis rusëve dhe serbëve për Kosovën vazhdon, rusët bëjnë përpjekje diplomatike në shkallën ndërkombëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e serbëve organizohen provokimet e vazhdueshme në kufi me Kosovën dhe për të mbajtur gjallë një konflikt të ngrirë, sepse ky është një konflikt i ngrirë.
Tani, shtrohet pyetja sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe duhet lejuar më tej, sigurisht që nuk duhet lejuar, për këtë duhet të angazhohen të gjithë, të gjithë jemi të shqetësuar për këtë punë, po e përsëris nuk kemi për të krijuar tensione të panevojshme por edhe zgjatja pa fund nuk ka kuptim dhe nuk i shërben stabilitetit të rajonit”, tha ai.
Moisiu tha se deklaratat e serbëve se “Kosova është Serbi” nuk kanë kuptim as historik.
“Shohim Serbia armatoset, armatoset nga Rusia, tani edhe nga Kina, nuk e di tani nga kush trembet, sepse vendet që e rrethojnë janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, pjesa dërrmuese e tyre është në NATO, nuk kemi ndërmend as të kërkojmë, as të marrim gjë, atëherë pse, një kohë kur dihet se ideja ushtarake e vendeve autoritare është që do të mbrojmë minoritetet aty ku janë. Këto të gjitha neve duhet të na shqetësojnë, duhet të vëmë rregull edhe në të folur, edhe në të ndikuar edhe në të vepruar”, tha ai.
Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit