LAJMI I FUNDIT:

Mohimi i së vërtetës!

Mohimi i së vërtetës!

Miradije Statovci
Psikologe Klinike
Poliklinika “Galaxy”, Prishtinë

Mohimi me zemërim na bën të verbër ndaj së vërtetës, të verbër ndaj qëllimeve të mira të të tjerëve dhe të verbër ndaj aspiratave dhe dëshirave tona.


Në përpjekje për të shmangur kontaktin me të vërtetën, ne as nuk jemi të vetëdijshëm se sa energji jetësore investojmë për të mos qenë të vetëdijshëm, të mos shohim, të mos ndjejmë, të mos dimë.

Pavarësisht se si, pse dhe sa kohë bëjmë diçka, një gjë është e sigurt: Atëherë e vërteta do të na vijë pashmangshmërisht dhe atëherë do të rraskapitemi.

Kur përdorim kohën, energjinë dhe vullnetin tonë për të ikur nga e vërteta, ne i shterojmë burimet tona fizike, emocionale dhe shpirtërore.

Duke filluar nga filozofët, përmes psikiatërve, psikologëve, psikoterapeutëve dhe më pas gjithë të tjerëve, ne vazhdimisht merremi me mendjen e njeriut dhe mendimet e saj. Ne i shikojmë funksionet e trurit nga këndvështrime të ndryshme, duke hasur në fenomene që sfidojnë shkencëtarët, praktikuesit dhe njerëzit laikë për t’u marrë me to.

shutterstock

Mendja e njeriut ka një aftësi të habitshme që nuk është shumë e dobishme. Domethënë, bëhet fjalë për aftësinë e mendjes sonë për të shtrembëruar realitetin në atë masë sa të besojë se versioni i shtrembëruar i realitetit është ai real.

Fenomeni i mohimit luan një rol vendimtar në zakonet e dëmshme dhe sjelljet jo të shëndetshme. Njerëzit mohojnë se kanë probleme me varësinë ndaj alkoolit, pilulave, drogës.

Sëmundjet psikosomatike dhe trajnimet motivuese!
Lexo po ashtu Sëmundjet psikosomatike dhe trajnimet motivuese!

Një burrë me kancer i shtruar në shtrat bind veten se është vetëm një infeksion viral dhe se do të shërohet, lirohet nga spitali dhe do të shkon në shtëpi. Është e sigurt që këto arsye janë të natyrës legjitime, por është e sigurt edhe se janë një justifikim për distancimin nga diçka që duhet t’i kushtojmë vëmendje.

Ka njerëz që reagojnë me zemërim kur e gjejnë veten në grackën e përballje me të vërtetën.

Një burrë me një problem të varësisë ndaj alkoolit është gati të heqë zemërimin e tij mbi gruan e tij, ta ofendojë atë dhe ta thërrasë me emra kur ajo kërkon që ai të fillojë trajtimin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori