Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se nuk do të vijojë dialogun me Prishtinën në Bruksel derisa Prishtina të mos shfuqizojë vendimin për të vënë 10 për qind taksa për produktet nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.
Sipas Mogherinit, të dy presidentët janë pajtuar për vijimin e takimeve, transmeton abcnews.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini nuk ka akorduar deklaratat me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas përfundimit të raundit të radhës të dialogut të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd. që është zhvilluar në Bruksel. Një ditë pas takimit, deklarata e Federica Mogherinit, e cila ndërmjetëson dialogun Prishtinë-Beograd është krejtësisht në kontradiktë me atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ky i fundit ka bërë të qartë pas takimit të djeshëm, se nuk do marrë më pjesë më në dialog përderisa masat e marra në kuadrin e CEFTA-s nga Qeveria e Kosovës të jenë në fuqi. Ndërkohë, sipas deklaratës së Federica Mogherinit, të përcjella nga zëdhënësja Maja Kocijançiç, të dy presidentët janë angazhuar që të vazhdojnë dialogun:
“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe dy presidentët u takuan për dialogun e nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme. Siç e kemi përcjellë edhe në deklaratën tonë të mbrëmshme, ne presim që Serbia dhe Kosova të arrijnë rezultate të shpejta nga angazhimet e marra në kuadrin e dialogut, veçanërisht për lidhjen direkte që ka normalizimi gjithëpërfshirës midis dy palëve me aspiratat e tyre të integrimit në BE.
Serbia dhe Kosova duhet të frenohen nga fjalë, aksione dhe masa, që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve dhe të krijojnë një klimë të favorshme dialogu. Dhe ju duhet të keni parë, që të dy presidentët ranë dakord që të rrinë në kontakt konstant për të siguruar vazhdimin e vlerësimit të takimit të djeshëm dhe kontaktet në fakt do vijojnë”, ka thënë Kocijançiç.
Kjo nuk është hera e parë që për të njëjtin takim, versioni europian është krejtësisht në kundërshtim me atë serb. Presidenti Aleksandër Vuçiq është shprehur se nuk do vijë në Bruksel nëse qeveria e Kosovës nuk ndryshon masat e marrë për rritje me 10% të taksave lidhur me importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Sipas Komisionit Europian, masat që synohen të aplikohen nga Qeveria e Kosovës janë dhunim i marrëveshjes së tregtisë së lirë për Europën Qendrore CEFTA dhe Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga këto masa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre