Vedran Corluka i jep fund beqarisë, ai martohet me Franka Batelic.

Ndërkaq, kumbara i Corlukas është futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, Luka Modric.


Në këtë mënyrë, dy lojtarët kroatë do ta forcojnë miqësinë e tyre, e cila daton nga viti 2000.

Ata u njohën kur Luka si 14-vjeçar u inkuadrua në Akademinë e Dinamo Zagrebit, ku veçmë luante Vedrani - shkruan Vecernji List.

Pos te Dinamo, dy futbollistët kanë luajtur bashkë edhe te Tottenham Hotspur.

LukaCorluka Luka Modric dhe Vedran Corluka (Foto: Getty Images)

Corluka ka qenë i pranishëm në martesën e Modricit në vitin 2011, ndërsa shpeshherë e ka thënë publikisht se Luka është mik i tij i vërtetë.

Para martesës së të shtunës, Franka e ka publikuar në Instagram të realizuar në Meneghetti, ku zhvillohet martesa. /Telegrafi/