LAJMI I FUNDIT:

Modelja thotë se nuk e dinte që futbollisti ishte i martuar kur nisi lidhjen me të (Foto)

Modelja thotë se nuk e dinte që futbollisti ishte i martuar kur nisi lidhjen me të (Foto)

Janë rishfaqur në media detajet e aferës së Lisa Snowdon me futbollistin e martuar, Jay Bothroyd, pasi prezantuesja dhe modelja do të përfshihet në “I’m A Celebrity”.

Mirëpo, burime të afërta me 44-vjeçaren kanë thënë se ajo nuk e ka pasur idenë se sulmuesi anglez ishte i martuar në kohën kur ata ishin në lidhje (para pesë vitesh).

Lisa ka qenë në lidhje me George Clooneyn.
Lisa ka qenë në lidhje me George Clooneyn.

Futbollisti ishte i martuar me dizajneren italiane, Stella Pozzi, por Lisa thuhet se nuk e ka ditur se ai ishte i martuar. Njëherësh, përfaqësues të Bothroyd kanë thënë se Jay dhe Stella jetonin të ndarë kur ai u takua me personalitet televiziv britanik.

Lisa dhe Jay e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2011.
Lisa dhe Jay e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2011.

“Ajo ishte e dëshpëruar. Qëllimi i saj nuk ishte që të fillonte një aferë, ai i kishte thënë se nuk ishte në lidhje. Ajo nisi të dilte me një djalë që e kishte përcjellë shumë dhe ajo ishte gjithmonë e kujdesshme”, ka thënë një burim për MailOnline.

Modelja i heq të gjitha dhe pozon në shtrat (Foto, +16)
Lexo po ashtu Modelja i heq të gjitha dhe pozon në shtrat (Foto, +16)

Bothroyd, 34 vjeç, aktualisht luan si sulmues për klubin japonez, Jubilo Iwata, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve, si Blackburn, Cardiff City, QPR e Stoke City. /Telegrafi/