Fotografi shqiptar i cili është pjesë e familjes së madhe të markës prestigjioze botërore të makinave, markës BMW – Admir Saiti, këtyre ditëve ka qëndruar në Kosovë në një projekt tjetër të madh i cili thyen kufinjtë shqiptarë.

Ai së bashku me modelen shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër – Dorina Podrimja, bukuroshe kjo e cila ishte shpërblyer me çmimin e tretë në konkursin e bukurisë Miss Zvicra, kanë realizuar fotosesion për Magazinën prestigjioze MAXIM.

Admir Saiti dhe Dorina Podrimja janë shqiptarët e parë që bashkëpunojnë me magazinën në fjalë. Admiri është fotografi i parë ndërsa Dorina është personaliteti i vetëm që MAXIM shkruan artikull për të, duke ditur faktin që në hapësirat e faqeve të kësaj magazine gjithnjë zënë vend emra të mëdhenj të fushave të ndryshme të kulturës botërore.


Admir Saiti për KultPlus tregon prapaskenat e gjithë kësaj pune që ai ka realizuar në bashkëpunim me Dorinën.

“Fotografitë janë realizuar për Magazinën MAXIM, Dorina do ta ketë aty një storie të sajën. Shkrimi për të është menduar të jetë ne dy faqe, ku njëra do të mbulohet tërësisht me një fotografi të Dorinës ndërsa në faqen tjetër do të shkruhet” , thotë Saiti.

“Fotosesionin me Dorinën e realizuam në hotelin EMERALD në Prishtinë. Në planet tona ishin që të bënim fotografi në bregdet ose në ndonjërën nga pishinat e mëdha të Kosovës por ishte e pamundur që t’i mblidhnim të gjithë bashkëpunëtorët me një vend, duke filluar nga grimerja, frizeri e të gjithë me radhë. Fotografitë janë kryesisht më provokuese, pasi që MAXIM do fotografi të tilla” vazhdoi Admiri.

Ngjyra që është përdorur më shumë në këtë fotosesion është e bardha, pasi sipas Saitit kjo ngjyrë nxjerrë në pah format trupore dhe ngjyrën e lëkurës. Ai tregoi se kanë provuar katër ngjyra të bikineve, mirëpo e bardha ishte ajo për të cilën kishin vendosur.

“Për të realizuar këtë fotosesion na janë dashur tetë orë, duke filluar nga make up dhe gjetja e vendit të përshtatshëm për fotografitë. Fotografitë janë realizuar kryesisht në pishinë pasi që edhe Dorina ka pasë veshur rroba banje”, tregon me tutje Admiri.

Për bashkëpunimin me Dorinën, Admiri tha se është shumë e përshtatshme për realizimin e fotografive, ndonëse ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë në fotosesione, por kjo është hera e parë që dy shqiptarë po arrijnë të jenë pjesë e një magazine siç është Magazina MAXIM.

“Këto fotografi janë për Magazinën MAXIM gjermano- folëse. Realizimi i tyre ka dalur pikërisht ashtu siç e kemi paramenduar, jam shumë i kënaqur me gjithçka që kemi realizuar” tha Saiti.

MAXIM me artikullin për Dorina Podrimjan do të dalë në treg në dhjetor të këtij viti.

Admir Saiti po hyn në vitin e dytë të bashkëpunimit të tij me markën e veturave BMW, dhe gjithashtu është në vazhdimësi i angazhuar me projekte të ndryshme të kompanive shumë të njohura në Zvicër.

“Jam i angazhuar në fotosesionet e veshjeve të rrjetit të butikëve SCHILD, dhe gjithashtu markave të tjera të njohura atje. Këtyre ditëve kam vendosur që të merrem pak më shumë me vetEn në kuptimin e asaj që t’i krijoj vetEs pak më shumë hapësirë pushimi” u shpreh Admir Saiti.

Ndonëse me Kosovën akoma nuk është që ka ndonjë bashkëpunim, ai tha se do të donte shumë që të realizonte një fotosesion me Elvana Gjatën. /Kultplus/