LAJMI I FUNDIT:

Modeli Urus me gjashtë rrotë, “kundërpërgjigja” e Lamborghinit për veturën gjigante të Mercedes-Benzit (Foto)

Modeli Urus me gjashtë rrotë, “kundërpërgjigja” e Lamborghinit për veturën gjigante të Mercedes-Benzit (Foto)
2013 Mercedes-Benz G 63 AMG 6x6 (W463); top car design rating and specifications

Kohë më parë, Mercedes-Benz e ka lansuar një veturë gjigante me gjashtë rrotë, e cila është e destinuar për terrene të vështira.

Për t’ju kundërpërgjigjur këtij G63-shi me mundësi 6×6, Lamborghini e ka punuar modelin Urus, që përngjan shumë më këtë makinë të madhe, transmeton Telegrafi.


Në fakt, është vetëm një ilustrim që e kanë bërë dizajnerët nga Lambo Cars, për të parë se si do të dukej një prodhim i tillë.

Siç shihet në fotografi, në trupin e veturës ekzistuese janë vënë linjat agresive dhe tiparet tipike të Lamborghinit.

“Pasi e kanë bërë gjermanët, pse të mos e bëjnë edhe italianët”, është një mahi që po e shoqëron fotografinë, e cila po pëlqehet nga entuziastët e veturave. /Telegrafi/

Modeli Urus me gjashtë rrotë kunderpergjigja e Lamborghini per Mercedes Benz foto 2