Modeli shqiptar, mik i ngushtë i D.J. me famë botërore që bashkëpunoi me Dua Lipën e Bebe Rexhën (Video)

Alesio Aliaj është një nga personazhet më të njohur shqiptarë dhe njihet për shoqërinë e tij me VIP-a, sidomos ata me famë ndërkombëtare.
Mbrëmjen e djeshme, modeli nga Tropoja u pa nën shoqërinë e D.J. me famë botërore, Martin Garrix teksa darkonin së bashku me familjen e Alesios.
“Martin aprovon picën, pica numër një për DJ numër një”, shkruan Alesio përkrah videos së publikuar në Instagram.
Ndërsa ditën e sotme ai ka postuar edhe një video teksa ai, Garrix dhe miqtë e tyre argëtohen në një varkë.
“Sa ditë e bukur për t’i treguar Martin Garrix vendin Mornington Peninsula”, shkruan Alesio.
Ndryshe, Garrix ka bashkëpunuar edhe me dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexhan.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































