LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri i robotit që bartë gjësendet e juaja dhe ju ndjek nga pas si kafshë shtëpiake

Modeli i ri i robotit që bartë gjësendet e juaja dhe ju ndjek nga pas si kafshë shtëpiake

Gitamini është vëllai i vogël i robotit që transporton gjësende të ndryshme Gita, që u prezantua nga kompania “Piaggio Fast Forward”, kompania simotër e “Piaggio”.

Duke marrë parasysh në atë që thuhet se çdo mall ka blerësin e vet, kështu edhe Gitamini ka tërhequr vëmendjen e një numri të caktuar të njerëzve – e ajo çfarë garantohet është që pronarët e tyre do të fitojnë vëmendjen e tjerëve kur ecin rrugëve të lagjes, transmeton Telegrafi.


Roboti që ka një hapësirë për vendosjen e gjësendeve dhe lëviz me ndihmën e dy rrotave, ndjek nga pas pronarin sikur të ishte ndonjë kafshë shtëpiake – por që në fakt shërben si mjet për transportimin e gjësendeve të ndryshme.

Nëse nuk ju pëlqen të bartni çantë apo ndonjë qese të najlonit, pse të mos paguani 1.850 dollarë për robotin që këtë mund ta bëjë për ju.

Kur është fjala për këtë pajisje të vogël, nuk duhet pasur pritje të mëdha, pasi në të mund të vendosen gjësende të peshojnë vetëm 9 kilogramë.

Bateria e tij mund të qëndrojë deri në 30 kilometra lëvizje, e shpejtësia e tij maksimale është vetëm 10 kilometra në orë. I pajisur me kamera, sensorë dhe radar që ndihmon të fokusoj pronarin dhe ta ndjek nga pas.

Fillimisht duhet ta shtypni butonin për ta kyçur, megjithatë duhet theksuar se roboti nuk ka GPS por me kamerat dhe sensorët mund të njoh pronarin dhe kështu ta ndjek nga pas.

Bagazhin e tij mund ta mbyllni për të parandaluar ndonjë tentim vjedhje. Për përdorimin e tij duhet ta lidhni robotin me telefonin e mençur me të cilin mund ta kyçni dhe shkyçni – por edhe ta përditësoni softuerin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kalo në kategori