LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja nga Ferrari që janë shitur më së shumti

Modelet e reja nga Ferrari që janë shitur më së shumti

Ferrari Portofino dhe 812 Superfast, ishin më të shiturat në treg kohëve të fundit

Kohëve të fundit, Ferrari ka pasur probleme në disa tregje, mirëpo shitja e veturave nuk ka ndaluar për asnjë moment, transmeton Telegrafi.


Në çerekun e dytë të këtij viti, ka pasur shitje shumë të mira dhe ia ka tejkaluar vitit të kaluar për 208 makina më shumë, apo 8.4 për qind. Derisa, ka pasur rritje edhe në shitjen e modeleve V8 dhe V12.

Mirëpo, dy modelet që janë shitur më së shumti nga Ferrari gjatë kësaj kohe, janë Portofino dhe 812 Superfast.

Kërkesa të shumta ka pasur edhe për 488 Pista dhe 488 Pista Spider, ndërsa modeli standard i blerë më së shumti është 488 GTB dhe 488 Spider.

Blerja e një Ferrari Portofino fillon nga 192 mijë euro, derisa çmimi fillestar i 812 Superfast kushton jo më pas se 270 mijë euro. /Telegrafi/