LAJMI I FUNDIT:

Model 3 – vetura më e lirë elektrike e Tesla mund të ketë një rritje të rrezes së vozitjes

Model 3 – vetura më e lirë elektrike e Tesla mund të ketë një rritje të rrezes së vozitjes

Model 3, vetura më e përballueshme dhe më e popullarizuar e Tesla pritet që të merr një rritje të rrezes së vozitjes me arritjen e një modeli të përditësuar në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, pretendon një raport i ri.

Revista aziatike “36kr”, pretendon se Tesla po planifikon që ta përmirësojë nivelin fillestar Model 3 me një pako baterie më të madhe me kapacitet prej 66kWh si pjesë e një përditësimi të madh që do të bëhet në muajt në vijim.


Kjo bateri e re është 6kWh më e madhe se njësia 60kWh në modelin aktual dhe thuhet se rrit rrezen e lëvizjes – me një sasi të papërcaktuar – nga pretendimet aktuale prej 491 kilometra në testimin e laboratorit evropian WLTP, ose 556 kilometra në testimin më të butë të laboratorit kinez CLTC, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

Aplikimi i rritjes së kapacitetit prej 6 për qind – dhe përmirësime të tjera në efikasitetin e energjisë me modelin e përditësuar – mund të sugjeroj një rreze afër shifrës prej 550 kilometrave në testimet WLTP, por shifra e saktë nuk është konfirmuar ende.

Raportimet sugjerojnë se Model 3 i përditësuar mund të përfitojë nga bateritë e reja me fosfat hekuri litium mangan (LMFP) të dizajnuara nga prodhuesi kinez i baterive CATL, të quajtura bateritë ‘M3P’.

Bateritë LMFP të CATL raportohet se kanë densitet më të madh prej 15 për qind në dallim me bateritë me fosfat hekur litium (LFP) në modelin aktual Tesla 3, me jetëgjatësi të përmirësuar në krahasim me një bateri LMFP nga një furnizues tjetër.

Këto raporte nuk janë konfirmuar ende – dhe raporti i “36kr” i cili dha detaje mbi rritjen e kapacitetit të baterisë nuk bënë të ditur se nëse bateria e re me 66kWh do ta përdorë kiminë e CATL “M3P”. /Telegrafi/