LAJMI I FUNDIT:

Moda e meshkujve: Xhinset “e shqyera”

Moda e meshkujve: Xhinset “e shqyera”

Xhinset kanë vend të veçantë në dollapët e çdo mashkulli modern dhe urban, varësisht nga modeli dhe dizajni tregojnë shumë për stilin tuaj.

Nëse ju pëlqejnë modelet “e shqyera”, një lajm i mirë që as këtë sezon nuk bie nga froni i modës, përkundrazi, janë në majë të listës së rrobave më të popullarizuara të gjinisë mashkullore, transmeton Telegrafi.


Edhe pse më së shpeshti barten në raste relaksimi, kryesisht me xhinse përshtaten atletet, me të cilat mund të shkoni edhe në ndonjë ngjarje jo shumë formale, me kusht që t’i përshtatni me ndonjë xhaketë të mirë lëkure dhe me këpucë komode nga lëkura e butë.

/Telegrafi/