Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Mohamed Salah ka arritur në shifrën e 350 golave të shënuar në karrierë.

Liverpooli ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 West Hamin të mërkurën mbrëma në kuadër të Carabao Cup.


Në mesin e golashënuesve ishte edhe ylli egjiptian, Salah, i cili shënoi në minutën e 74-të për rezultatin 3-0.

Goli i Salah tani do të thotë se numri total i golave të tij në karrierë është rritur në 350; kjo përfshin golat e tij për Egjiptin si dhe karrierën e tij me klube.

Sigurisht që skuadra që ka shënuar më shumë gola është Liverpooli, me 215 gola, ndërsa pas tyre vjen kombëtarja e Egjiptit, me të cilën ka shënuar 58 herë.

Këtu është lista e plotë e golave të SalahLiverpool (356 ndeshje – 215 gola) Egjipti (102 ndeshje – 58 gola) Roma (83 ndeshje – 34 gola) Basel (79 ndeshje – 20 gola) Al Mokawloon (42 ndeshje – 12 gola) Fiorentina (26 ndeshje – 9 gola) Chelsean (19 ndeshje – 2 gola) /Telegrafi/

telegrafi sport app