LAJMI I FUNDIT:

MMPH-ja ndan 50 mijë euro për rregullimin e kanalizimit në Mitrovicë

MMPH-ja ndan 50 mijë euro për rregullimin e kanalizimit në Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin: “Rregullimi i
Kanalizimit në Mitrovicë”, i cili kap vlerën 50 mijë euro.

Me realizimin e këtij projekti të përkrahur nga Ministria e Mjedisit, banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.


Gjatë nënshkrimit të memorandumit Bahtiri, falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e dhënë në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza. Me nënshkrimin e këtij memorandumi nisë realizimi i menjëhershëm i projektit. /Telegrafi/