LAJMI I FUNDIT:

MMJPH paralajmëron masa urgjente në rast të tejkalimit të ndotjes së ajrit në Shkup

MMJPH paralajmëron masa urgjente në rast të tejkalimit të ndotjes së ajrit në Shkup

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u bën thirrje institucioneve të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të pragut të vlerave të lejuara të PM grimcave në ajër, edhe pse, theksojnë, sipas informatës së Drejtorisë për punë hidrometeorologjike parashikimi i motit këto ditë do të jetë i volitshëm.

Siç qëndron në kumtesën e Minsitrisë, kërkohet që njësitë e vetëqeverisjes lokale të jenë të përgatitura për uljen e çmimit të biletës së transportit urban apo për sigurim të biletës pa pagesë, që do të ishte nxitje për qytetarët për shfrytëzim të transportit publik urban, si dhe të intensifikohet pastrimi ditor i rrugëve dhe sipërfaqeve të këmbësorëve si dhe të rriten kontrollet inspektuese në ndërtimitari dhe serviset që punojnë me ndryshim të vajrave.

Minsitria i përkujton kompanitë ndërtimore se kanë obligim të përdorin ujë për uljen e pluhurit gjatë aktivitetit ndërtimore (spërkatje, larje të gomave para daljes nga ndërtimtaritë etj.), dhe obligim që makinat e ndërtimtarisë (bagerët, buldozerët) t’i dërgojnë në ndërtimtari deri në orën 7:30 të mëngjesit.


Në rast të tejkalimit të pragut, të kufizohen lëvizjet dhe aktivitetet në ambiente të hapura për popullatën më të ndjeshme (fëmijët, të moshuar, të sëmurë kronik ), por edhe për personat të cilët angazhimin profesionist e kryejnë në ambiente të hapura në zonat e ndotura të qytetit.

Njëkohësisht, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor në pajtim me kompetencat e veta t’i intensifikojë mbikëqyrjet inspektuese ndaj respektimit të dispozitave ligjore dhe nëse konstaton parregullsi gjatë punës nga kompetenca e tyre të ndërmarrë masa adekuate.

Nga MMJPH theksojnë se rregullisht dhe në bazë ditore i ndjekin gjendjet të cilat ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe shëndetit të qytetarëve.

Në suaza të ndjekjes së gjendjes dhe ndërmarrjes së masave urgjente kundër ndotjes, në ditët në vijim, takime intensive të punës do të mbajnë grupi inter-resor për mjedis jetësor pranë Minsitrisë së Mjedisit Jetësor djhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Grupi intervenues i aksionit i prëbërë nga përfaqësues të kabinetit të kryemministrit, Ministria dhe Qyteti i Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori