LAJMI I FUNDIT:

MKRS ndau 200 mijë euro për bibliotekat komunale

MKRS ndau 200 mijë euro për bibliotekat komunale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me 31 drejtorë nga bibliotekat komunale të Kosovës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, vlera e të cilit është 200 mijë euro.

Drejtorët e bibliotekave shprehën pakënaqësitë e tyre karshi punës së kësaj ministrie, derisa thanë se ndër vite janë lënë shumë anash nga shteti. Të njëjtit kanë kërkuar më shumë bashkëpunim me ministrinë, pasi sipas tyre ndërtimi i një shteti fillon prej bibliotekave.


“Është nevoja për një bashkëbisedim dhe të dëgjojmë nga ju, sepse jeni ata që dini më së miri situatën në raport me bibliotekat dhe me sfidat të cilat i keni. Natyrisht, çështja e decentralizimit dhe e bartjes së bibliotekave komunale në përgjithësi të komunave, ka krijuar një lloj shkëputje mes nivelit qendror dhe lokal, mirëpo ne besojmë që këto nuk janë sfida të patejkalueshme dhe ne mund të gjejmë forma të tjera të angazhimit të qeverisë, respektivisht ministrisë së Kulturës, për të mbështetur punën e bibliotekave komunale, në mënyrë që edhe komunave t’ ju dalim në ndihmë, sepse komunat shpesh kanë edhe kufizime buxhetore”, u shpreh Çeku.

Ndërkaq, drejtoresha e bibliotekës së Pejës, Shengyl Kelmendi Gashi potencoi se biblioteka është vendi ku krijohet dija e një shteti. Mirëpo, ajo ndjehet e shqetësuar, njëkohësisht edhe e lënë anash. Kjo sepse në bibliotekën ku ajo është drejtuese, mungon sistemi i programeve, që sipas saj shtetet e tjera e posedojnë atë.

“Ne e dimë që ndërtimi i një shteti fillon prej dijës. Ne bibliotekat jemi kapilarët që i japim fuqi dijes dhe ndërgjegjësimit së qytetarëve. Neve na kanë lënë shumë anash. Një ndër to, bibliotekat jashtë shtetit janë sistemuar me program, kështu që automobilizimi dhe digjitalizimi që po bëhet ne po brengosemi që të bëhemi secili së bashku dhe të formohet automatizmi i bibliotekave. Kur do të bëhet? Kur do të bëhemi bashkë? Kur do të bëhen trajnimet për kolegë. Thonë bashkimi e bën fuqinë dhe ne kemi dëshirë që të bashkohemi”, tha ajo.

Ndërkaq është komuna e Lipjanit, ajo e cila ka dhuruar 5 mijë euro për bibliotekën përgjatë vitit 2023. Kjo ngase është parë që kësaj biblioteke i mungonte ndihma e fondeve. Por jo vetëm, pjesë që mungon është edhe kabina e leximit, e cila është e domosdoshme për lexuesit.

“Komuna e Lipjanit ka paraparë 5 mijë euro për vitin 2023, për pasurimin e bibliotekës së qytetit. E kemi vlerësuar që i mungon fondi, kështu që me memorandumin sot që do të nënshkruhet, është më se i mirëseardhur për qytetin e Lipjanit, sepse vërtetë Lipjani kishte lexues. Ne ndoshta e kemi menduar që është një investim që është kot më herët, kështu që tash që jemi vet në pozitë po e shohim që është objekti i mirë. I mungojnë disa kabina të leximit, edhe në çështjen infrastrukturore e kemi futur si projekt që do të plotësohet edhe kjo pjesë, kështu që me memorandumin e sotëm që do të nënshkruhet veç se do ta shtojë vlerën dhe pasurimin e bibliotekës, kështu unë ju falënderoj përzemërsisht”, tha ajo.

Biblioteka e Gjilanit, shihet të jetë më e “kompletuara”, për dallim nga bibliotekat e komunave të tjera. Qazim Azizi, drejtor i kësaj biblioteke, shprehet falënderues ndaj ministrisë, derisa thotë se është rasti i parë gjatë kësaj kohe që të gjitha bibliotekat janë ftuar për të marrë pjesë në një ngjarje siç është kjo e sodit.

“Biblioteka e Gjilanit ka pasur fat, mirëpo edhe Gjilani ka pasur fat, tani më shumë se 6-të vite ka një bibliotekë në vend të mirë dhe me të gjithë punëtoret aty. Përveç që e kemi marrë objektin, kemi bërë edhe një punë rreth renditjes të gjithë inventarit të librit brenda bibliotekës. Përveç kësaj, biblioteka përmes donacionit dhe projekteve ka fituar të gjitha stabilimentet dhe pajisjet tjera që ju kane dashur në bibliotekë. Nuk kam çfarë të ankohem, por kur vie puna tek libri, ne gjithçka e konsiderojmë librin. E kemi jetë, besoj edhe ju të gjithë. Atëherë bibliotekat kanë qaluar që nga viti 2010 kur bibliotekat publike kanë dalë nga ministria e Kulturës dhe janë renditur komunat aty ka filluar problemi jonë me biblioteka. Eshtë rasti i parë gjatë kësaj kohe që të gjitha bibliotekat janë ftuar për të marrur pjesë në një ngjarje siç është kjo e sodit”, tha Azizi.

Drejtoresha e bibliotekës së Prizrenit, Sadete Sadiku, tha se bibliotekat përveç furnizimit me libra, kanë nevojë edhe për programin e unifikimit.

“Bibliotekat kanë nevojë shumë më tepër se vetëm furnizimi. Le të jetë furnizimi vetëm një segment i ndihmës që ju mund të jepni për bibliotekën. Po flas në emër të bibliotekës sonë, mirëpo edhe kolegët e mi të bibliotekave të tjera kanë të njëjtin mendim, na duhet gjithsesi edhe programi i unifikimit në të gjitha bibliotekat. Le të jenë edhe projekte profesionale të cilat përmes bibliotekës kombëtare do të kemi qasje të gjitha bibliotekat e Kosovës. Është e vërtetë që me rastin e decentralizimit ne si biblioteka kemi kaluar në nivel komunal, megjithatë kordinimi i punës mund të jetë prapë i përbashkët nga ju”, potencoi Sadiku.

Perveë tjerash, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë 1 milion euro nga buxheti mbështetje për librat, të cilat më pas do t’ u dhurohen bibliotekave të komunave.

Ndërkaq vlera totale e memorandumeve arrinë shumën rreth 200 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori