LAJMI I FUNDIT:

MKRS mbështet artistët në ndërkombëtarizimin e artit dhe kulturës kosovare

MKRS mbështet artistët në ndërkombëtarizimin e artit dhe kulturës kosovare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot morën pjesë në inaugurimin solemn të Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venedikut, të përfaqësuar nga artisti Alban Muja.

Me nga një fjalë rasti, ministri Gashi dhe kryetari Veseli shprehën përkrahjen e tyre të vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e artit dhe kulturës kosovare, respektivisht në fuqizimin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut.


Mes shumë emrave eminent, Pavijoni i Republikës së Kosovës u nderua me prezencën e Presidentit të Bienales së Venedikut Paolo Baratta, në inaugurim.

Me këtë rast, Baratta e vlerësoi shumë pjesëmarrjen e Kosovës në Bienalen e Venedikut, ku ndër të tjera tha se “jam shumë i lumtur që shteti me i ri i Evropës është pjesë e Bienales së Venedikut për vite me radhë”, transmeton Telegrafi.

Ministri Gashi u shpreh se ndihet i nderuar që Kosova për herën e 7-të prezantohet para publikut botëror në Bienalen e Venedikut, që njëherit njihet si ngjarja më e rëndësishme kulturore në botë.

Ai me bindje të thellë potencoi faktin se artistët kosovarë janë ndër ambasadorët më të dinjitetshëm të Kosovës nëpër botë, duke shkëlqyer në të gjitha fushat e artit.

Ndërsa, kryetari Veseli vlerësoi se Pavijoni i Republikës së Kosovës do të duhej të kishte hapësirë më të madhe në prezantimet në vijim, duke u bazuar në faktin e rritjes gjithnjë e më shumë të të interesuarve për të vizituar Pavijonin tonë.

Kuratori i Pavijonit të Republikës së Kosovës, Vincent Honore shpjegoi për të pranishmit konceptin e veprës së prezantuar, duke thënë se bukuria e projektit qëndron në minimizimin e tij, përmes te cilit thuhet shumë për përjetimet e kosovarëve para 20 vjetësh dhe sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori