LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja shpall konkurs për projektet kulturore 2018

MKRS-ja shpall konkurs për projektet kulturore 2018

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë publike thirrjen për përkrahjen financiare të projekteve kulturore për vitin 2018 për organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Vlera totale për projektet kulturore për këtë vit është e planifikuar është 750,000.00 mijë euro. MKRS-ja, sipas komunikatës, fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:


“Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtjesor i respektojnë standardet krijuese evropiane dhe botërore;

Promovues, i cili ka për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenën artistike ndërkombëtare;

Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;

Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;

Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;

Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik”.

MKRS-ja shton se OJQ-të dhe individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet / programet e tyre për promovimin e kulturës në fushën e kinematografisë, teatrit, muzikës, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.

Detajet e thirrjes mund t’i gjeni KËTU.

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori