LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtëria e shkrimit dhe lexuesi!

Mjeshtëria e shkrimit dhe lexuesi!

Pas një debati privat rreth mjeshtërisë dhe stileve të shkrimit, po ndaj një mendim, publikisht, me ju. Nuk është kritikë kundër askujt, nuk është vlerësim e as ç’vlerësim i ndonjë stili të shkrimit: është thjeshtë një mendim mbi laramaninë shprehëse, që, natyrisht është kjo laramani që e pasuron artin e shkrimit në përgjithësi.

Disa zgjedhin që në stilin e tyre të shkrimit të kenë përshkrime përkëdhelëse, romantike e të ëmbla.


P.sh.:

– Isha pranë dritares, shikoja lulet që vallëzonin nën melodinë e zogjve… E, ty të pashë tek kalove pranë rrugës. More shikimin tim dhe unë sikur hyra në vallen e atyre trëndafilave; të mora edhe ty me vete në një vallëzim hyjnor… Sytë tanë u ndeshën në një shikim – pa ndalim. Në brendi ndjenim diçka shpërthyese, një përvëlim që shkrinë diamantet… Sytë i mbyllëm dhe buzët u ndeshën. Era u ndal, lulet kthyen shikimin drejtë nesh… Një shi rrebesh shpëtoi shpirtrat që donin të shpërthenin në vullkan…

Ky stil i shkrimit ‘shitet’ mirë tek masat e gjëra, sepse njerëzit, ‘problemet’ e dashurisë, ndjenjat në rritje e në rënie, i kanë një rutinë jetësore. Sidomos kur masat e gjëra shoqërore janë të ndikuara me telenovelat e gjata të Amerikës Latine apo serialet turke.

Pastaj, disa duan të futën në fraza filozofike, që kanë më shumë se një kuptim; kanë më shumë dimensione dhe kërkojnë më shumë përqëndrim dhe mendim.

P.sh.:

– Nuk është kjo botë e rrumbullakët siç na mësojnë në shkolla. As Zoti nuk është ai që na thotë hoxha e prifti. Ngjyrat kurrë nuk kanë ekzistuar, derisa nuk erdhi drita. Por, disave drita ua verboi sytë. Ata u bënë njerëz të mirë nga frika dhe frika i mbante të dukeshin edhe të hareshëm edhe të ndershëm, derisa një ditë u bënë pushtetarë…-

Ky stil i shkrimit është më dimensional; ka vend për lexim mes rreshtave; është më i vështirë për trurin; kërkon përkujdesje në mbyllje… Përndryshe, lexuesi e humb fijen, ndoshta se autori e ka të qartë cakun. Por, autori duhet ta ketë parasysh lexuesin, andaj përmbyllja duhet të jetë më e kapshme dhe sa më e logjikshme.

Po e marr një shembull nga filozofia jonë popullore e odave, e që shumica e njerëzve nuk e kapin thelbin e tregimit:

– Një plak shkon ta takojë mikun e tij. Kur arrin te shtëpia, takohet me një djalë të ri: ‘A e ke babën aty’, e pyeti plaku. ‘Jo, por fol se të ndihmoj unë’, përgjigjet djaloshi. Plaku mendon pak edhe i thotë: ‘Mirë pra, mi ziejë dy vezë në ujë të ftohtë, kur të kthehem i marr me vete’, dhe plaku vazhdoi rrugën!

Në këtë tregim, pothuajse të gjithë lexuesit dorëzohen, se nuk e kuptojnë aspak përmbylljen e tregimit. Dhe, shpesh lexuesi e nënvlerëson stilin e tillë kur nuk e kupton, sepse i bëhet një presion i mosdijes. Do të duhej të ishte e kundërta, sepse ky stil i shkrimit ngjallë nevojën për të menduar, për të deshifruar ato çka në të vërtetë tentohet të thuhet.

Disa autorë tjerë bëjnë përshkrime realiste, pa fraza të gjata dhe melankolike. Ky stil i shkrimit është lehtë i kapshëm dhe lexuesi nuk lodhet gjatë leximit. Mirëpo, këta autorë bëjnë shumë kujdes në thurje të skenave; kanë një strukturë shumë të avancuar të kurth-ngritjeve dhe të ngjalljes së kureshtjes për lexuesin, fshehin enigmat që të shtyejnë deri në rreshtat e fundit.

P.sh.:

– Ai ishte veshur nën petkun e diplomatit, por e dinte mirë që ishte në një vend armik edhe strukturat e sigurimit do ta ndiqnin hap pas hapi. Doli nga Ambasada dhe priste taksinë që kishte porositur. Për sigurinë e tij shikonte në të gjitha drejtimet se mos vërente ndonjë njeri që sigurisht do të mund të ishte punëtor i sigurimit të shtetit. Për çudi, nuk vërehej askush. Taksi arriti para këmbëve të tij; ai hyri brenda dhe shikoi edhe njëherë përreth, por prapë nuk kishte njeri. Por, nuk donte të besonte. U qetësua në ulësen mbrapa dhe në pasqyrë e pa fytyrën e buzëqeshur të shoferit. Një buzëqeshje iu ngjallë edhe ‘diplomatit’ në fytyrë, kur ai e kuptoi që shoferi i taksisë ishte njëkohësisht edhe punëtor i sigurimit të shtetit!

Për të konkluduar, ky vështrim i imi është si rezultat i asaj që unë kam vërejtur gjatë leximit të autorëve të ndryshëm vendorë dhe të huaj. Laramania është pasuria e madhe e njerëzimit. Megjithatë, vepra të mëdha dhe të vlera të veçanta ofrojnë ata autorë që krijojnë një vepër letrare, jo duke menduar në numrin e ekzemplarëve që do të blihen nga masat e gjëra popullore, por duke menduar të shkruajë diçka që do mbetet një shkrim me ndikim në mendjet e atyre që lexojnë; të mbetet një shkrim që ofron diçka më shumë, më ndryshe dhe që shtjellon pjesë të rëndësishmetë shoqërisë e që kanë nevojë për përmirësime, duke ofruar drejtpërdrejtë apo tërthorazi edhe alternativa për zgjidhje e për ndryshime pozitive.

Personalisht i inkurajoj të gjithë që të shkruajnë, sepse dëme nga shkrimet nuk ka. Edhe ata që shkruajnë tmerrësisht keq, e japin një kontribut të veçantë në botën e shkrimit dhe leximit.

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Kalo në kategori