LAJMI I FUNDIT:

Mjeku shqiptar që trajtoi të lënduarit e sulmeve terroriste në Vjenë: U turpërova, por në Austri terroristi nuk përfaqëson shqiptarët

Mjeku shqiptar që trajtoi të lënduarit e sulmeve terroriste në Vjenë: U turpërova, por në Austri terroristi nuk përfaqëson shqiptarët

Doktor Bujar Muqolli, është mjeku i njohur shqiptar, i cili trajtoi të lënduarit e sulmeve terroriste në Vjenë.

Ortoped – Traumatolog, Bujar Muqolli kryemjek i Klinikës Spitalore më të njohur në Vjenë e Austri ‘Donaustadt Clinic’, është shqiptari nga Peja e Kosovës i cili bashkë me vëllain po ashtu mjek Fisnik Muqollin, për vite të tëra janë bërë të njohur në Austri.


Në një intervistë për ‘RADIO 1,’ ai ka rrëfyer anën tjetër të ngjarjes, atë të betejës për të shpëtuar jetët e të lënduarve dhe plagosurve, viktima të pafajshme.

Doktor Muqollli që mbrëmë ishte në vijën e parë të frontit në ‘Clinic Donaustadt’, nuk flet pa emocion për ngjarjen.

“Ishte ora 22:00 afërsisht kur ne morëm informatë se po ndodhë diçka e keqe në Vjenë dhe duhet të përgatitemi për të pritur dhjetëra e ndoshta qindra të lënduar. Në minutat e para pak dihej… Mora masat e menjëhershme. Referova të ngritet shkalla e gatishmërisë dhe menaxhuam fazën pritëse, sepse kuptohet krejt bota jemi edhe në ngarkesë protokolli me COVID19. Rastet e para na erdhën shumë shpejt, diku në ora 22:30. Ishin viktima që kishin marrë plagë e lëndime të rënda nga sulmet. Në Spitalin, Klinikën tonë si më e njohura, trajtohen, referohen raste të rënda. Në total deri në mesnatë ne pranuam shtatë raste, të tjerat raste, më të menaxhueshme janë referuar në qendra tjera. Rastet që pranuam në ekip, ja dolëm t’i shpëtojmë. Të gjithë i nxorëm, gjendja ishte e rëndë dhe mbetet, mirëpo mund të them i nxorëm nga rreziku i madh”, tha Muqolli për ‘RADIO 1’.

Duke folur për ‘RADIO 1’, Dr. Bujar Muqolli shpjegon momentin e trishtë, kur e kuptoi se sulmuesi ishte shqiptar.

Haradinaj-Stublla: Tre nga zyrtarët policor që u konfrontuan me terroristët në Vjenë janë me prejardhje nga Kosova
Lexo po ashtu Haradinaj-Stublla: Tre nga zyrtarët policor që u konfrontuan me terroristët në Vjenë janë me prejardhje nga Kosova

“Gjatë punës, pas një qarku kohor, e kuptova se sulmuesi ishte shqiptar. Nga media e mësova, nuk ma thanë kolegët austriak. Keq, u ndjeva shumë keq, shumë jam prekë. U turpërova! U ndjeva mjaft i mllefosur. Por… ka edhe diçka që duhet t’ia them opinionit. Diçka që qëndron dhe është e vërtet e cila më lehtësoi mua por duhet t’i lehtësoj të gjithë shqiptarët. Ajo është se, këtu në çdo komunikim të ngushtë e të gjerë, në një shtet siç është Austria, ku ekziston harmonia, terroristin në fjalë, askush nuk e sheh si shqiptarë. Në bindjen e thellë të tyre, ai nuk përfaqëson identitetin shqiptarë. Shqiptarin e njohin kudo, ja njohin traditën, veset, zakonet. Ai nuk është shqiptarë, ai nuk përfaqëson shqiptarin, ai përfaqëson terroristin. Terrorizmi komb nuk ka, terrorizmi fe nuk ka. Kjo na forcon e lehtëson”, shtoi  Muqolli.

Kryemjeku shqiptar rrëfen se rreth mëngjesit, policia Austriake ka sjellë edhe njërin prej të dyshuarve për trajtim, i cili ishte plagosur.

Heroina kosovare, kjo është Doruntina Miroci e cila u konfrontua me terroristët në Vjenë
Lexo po ashtu Heroina kosovare, kjo është Doruntina Miroci e cila u konfrontua me terroristët në Vjenë

“Rreth mëngjesit kemi pranuar edhe një të plagosur nga pala e të dyshuarve. E ka sjellë policia austriake. Kanë qenë kolegët tjerë, që u ka ra të merren drejtpërdrejt me të, mirëpo nga informatat që më erdhën, nuk ishte shqiptar. Kishte një emër tjetër”, tha Muqolli.

I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek në Tetovë. Nga sulmet terroriste në këtë shtet humbi jetën edhe një shqiptar, kalimtar rasti. /RADIO 1/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori