Liri Pepshi, mjek në Gjermani, ka treguar për rrogën dhe kushtet që i gëzojnë mjekët në Gjermani, duke thënë se rroga e një psikiatri-psikioterapeuti, shkon nga 15 mijë deri në 20 mijë euro.
“Një specialist fillon diku me 6 mijë euro bruto në muaj, por me taksa. Prej 6 mijë mbesin diku 3 mijë e 500 euro. Pjesa që mbetet pastaj ka shumë shpenzime tjera, edhe shpenzimet e specializimit kushtojnë mjaft shumë. Në rastin tim, psikiatër-psikioterapeut, përfshin 15 deri në 20 mijë euro, varësisht cilën pjesë e merr përsipër klinika me e pagu”, ka thënë Pepshi për Klan Kosova.
I pyetur nëse është e vërtetë se mjekët në Gjermani fitojnë deri në 300 mijë euro në vit, Pepshi tha: “Po ta dija ku është, kisha apliku qaty vetë në punë, për 250 mijë, 300 mijë kisha shkuar edhe vetë”.
Pepshi tha se 600 euro rrogë neto në Kosovë, janë më të vlefshme sesa 1,300 në Gjermani.
Tutje mjeku kosovar tha se në Gjermani ia vlen të shkohet për specializim, por u shpreh skeptik për të vazhduar punën atje, për shkak të punës intenzive dhe oraritë të tejzgjatur.
“Ia vlen sa i përket specializimit, domethënë me u mësu me metoda të reja, më mësu zhvillimin modern të mjekësisë, mirëpo pjesa e rrogës, është e mirë, nuk është e keqe, mirëpo puna është shumë intenzive, orari është zyrtarisht deri në ora 5, por janë shumë të rrallë ata mjekë që e kryjnë punën në ora 5”, u shpreh ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë