LAJMI I FUNDIT:

Mjeku shpjegon saktësisht se si gjatësia e gishtave zbulon madhësinë e ‘mikut’ tuaj!

Mjeku shpjegon saktësisht se si gjatësia e gishtave zbulon madhësinë e ‘mikut’ tuaj!

Kjo tregon një “krenari” mbi mesataren e një mashkulli: Mjeku sqaroi se çfarë saktësisht duhet parë

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur gjatësinë e saktë të penisit, nëse nuk e matni atë, por doktori Karan Rajan thotë se në bazë të gjatësisë së gishtërinjve mund të supozohet se sa i madh është organi gjenital, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet një videoje në TikTok, e cila është parë më shumë se një milion herë, dr. Rajan shpjegoi raportin “2D:4D” midis gishtit tregues dhe gishtit të madh dhe çfarë do të thotë kjo për nivelet e testosteronit dhe gjatësinë e penisit.

♬ Lofi – Domknowz

“Mund ta merrni me mend se sa i madh është penisi i një mashkulli në krahasim me sa i shkurtër është gishti tregues. Sipas një studimi urologjik të botuar në Revistës Aziatike të Andrologjisë, një gisht tregues më i shkurtër në krahasim me gishtin e madh tregon një organ gjenital më të madh. Ky njihet si raporti i gishtit të dytë dhe të katërt, i cili llogaritet duke pjesëtuar gjatësinë me gishtin tregues dhe gishtin e madh. Sa më i vogël të jetë gishti tregues, aq më e vogël do të jetë ky raport”, shpjegon doktori në video.

Dr. Rajan thotë edhe se një raport më i ulët midis gishtit tregues dhe atij të mesit, sipas studimit, ka të bëjë me ekspozimin më të lartë të testosteronit në barkun e nënës, që ndikon jo vetëm në madhësinë e organeve gjenitale, por edhe në gjatësinë e gishtërinjve.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori