LAJMI I FUNDIT:

Mjeku përdori energjinë e makinës Rivian R1T për të kryer një operacion

Mjeku përdori energjinë e makinës Rivian R1T për të kryer një operacion

Një nga gjëra më interesante për automjetet moderne elektrike është se ju mund t’i përdorni si gjeneratorë të lëvizshëm.

Ford F-150 Lightning ka marrë vëmendjen e medieve kohëve të fundit duke shpëtuar ceremonitë e dasmave dhe duke ndihmuar lagjet me energji elektrike me energjinë e tij në bord, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, për të mos mbetur pas nga Ford, Rivian R1T po tërheq vëmendjen në Twitter për përdorimin e aftësive të tij të karikimit të jashtëm për diçka pak më ndryshe.

Christopher Yang është një urolog praktikues në Austin, Teksas dhe pronar krenar i një kamionçine tërësisht elektrike Rivian R1T. Por pasi një ndërprerje e energjisë ndaloi përkohësisht planet për vazektominë e një klienti, Yang dhe ekipi i tij duhej të krijonin një plan unik rezervë.

“Kam kryer atë që ka gjasa të jetë vazektomia e parë në botë me fuqi të Rivian”, vuri në dukje Yang në një postim në Twitter.

“Elektriciteti në klinikë u ndërpre, pacienti nuk donte ta shtynte pasi tashmë e kishte pushim. Elektrokauteri ishte normal, procedura shkoi mirë!”. /Telegrafi/