LAJMI I FUNDIT:

Mjeku Jetish Jetishi, pas shërimit nga COVID-19, këshillon qytetarët për kujdes

Mjeku Jetish Jetishi, pas shërimit nga COVID-19, këshillon qytetarët për kujdes

Mjeku Jetish Jetishi nga Gjakova është njëri ndër personat që tashmë është shëruar pas infektimit me COVID-19.

Jetishi për RTV Dukagjinin tregon simptomat që e kishin shtyrë të dyshojë se është i prekur me COVID-19.

“Fillimisht kisha dhimbje jo të zakonshme të muskujve dhe kisha një lodhje të pashpjegueshme. Pastaj kisha humbje oreksi dhe çrregullim të shijes dhe nuhatjes. Një ditë kam pasur edhe heqje barku. Këto shenja më kanë shtyrë të dyshoj se jam prekur nga COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mjeku tregon se për dhjetë ditë ka qëndruar në Klinikën Infektive e që më pas dy testet i kanë dalë negative për t’u liruar nga spitali, përcjell Telegrafi.

Jetishi thotë se derisa ishte në trajtim në klinikë, ka marrë edhe lajmin se edhe vajza e tij është e infektuar.

“Të them të drejtën isha shumë i shqetësuar por falënderoj kolegët infektolog që më kanë këshilluar që të qëndrojë i fortë pasi do të dobësohej imuniteti im. Për fat të mirë vajza nuk ka pasur simptoma të forta dhe nuk është hospitalizuar, por duhet ta presë periudhën e caktuar kohore për të bërë testin kontrollues dhe shpresoj se do të del negativ”.

Mjeku nga Gjakova bënë thirrje te qytetarët që nëse shohin shenja te COVID-19 të izolohen dhe të mbrojnë njerëzit e sëmurë dhe mjekët.

“Ju lus të keni kujdes në mënyrë që të ruhen edhe shtretërit”.

Jetishi thotë se duhet pasur kujdes por jo të bëhet panik pasi paniku e dëmton imunitetin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori