Ka mjaft dëshmi për krimet e kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Ka fotografi të cilat pasqyrojnë qartë tmerrin që përjetuan shqiptarët në vitet 98-99. Disa prej tyre i ruan Enver Hoxha, që shërbeu si mjek gjatë luftës në Kosovë. Ai mjekoi ushtarë e civil. E një pjesë të këtyre materialeve ai do t’i paraqesë nëpërmjet një eksopozite të quajtur “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, të ndërtojmë të ardhmen”.
Meqë kanë kaluar dy dekada prej luftës së fundit në Kosovë, Enver Hoxha, i cili shërbeu si mjek në Zonën Operative të Llapit, në një intervistë për KosovaPress, këmbëngul që të mos harrohet gjenocidi serb i kryer në Kosovë.
Fotografitë të cilat janë realizuar në Shalë, Llap e Gollak, dëshmojnë krimet që janë bërë ndaj popullatës civile.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është me pasqyru gjenocidin në Kosovë, i cili është bërë në një pjesë të Kosovës me një material i cili është i pabotuar. Në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit e kam parë të arsyeshme që vlen të ritheksohet edhe në mendjen të gjeneratave, por edhe institucioneve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare me u marrë më seriozisht me shkaktarin e këtij gjenocidi, i cili në vazhdimësi ka qenë i pandëshkueshëm”, thotë ai.
Enver Hoxha këto materiale i ruan qe 20 vjet, ku janë shkrepur pamje që nga zhvendosja dhe dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, djegia, e deri te masakrimi i popullatës.
Hoxha në këtë ekspozitë do të pasqyrojë vetëm materiale të gjenocidit në popullatën civile.
“Fatbardhësisht i kam ruajtur edhe koleksioni i fotografive i përmbledh në tri kaptina. Atë pjesën ushtarake, pjesën e pacientëve, spitalit ushtarak edhe pjesën e popullatës. Por, kësaj radhe do e pasqyroj vetëm atë pjesën e popullatës, konkretisht gjenocidin e popullit tonë që është bërë në kohën e atëhershme. Që realisht edhe pushtetarët e atëhershëm serb në media e kanë quajtur si qytetarë të ish-Jugosllavisë, e në terren të njëjtit qytetarë i kanë masakruar. Gjë që edhe sot Serbia e bën, e ka preambulë prapë Kosovën, por çdo gjë e bën që të na asgjësoj”, shton ai.
Në ekspozitën e cila do të hapet të martën në orën 16:00, janë të përmbledhura mbi 100 fotografi, të cilat pasqyrojnë gjendjen e atëhershme të Zonës së Llapit, ku Enver Hoxha aso kohe së bashku me shokët e tij kishin organizuar sistemin shëndetësor, duke trajtuar të plagosurit.
E meqë pasion e kishte fotografinë, ai kishte provuar që të bëjë një “dokumentar”, me qëllim që të ardhmen mos të harrohet historia e Kosovës.
Për këto materiale, Hoxhës iu kishin ofruar edhe të holla nga mediat dhe ambasadat.
“Fotografitë fillimisht i kam zhvilluar pas lufte, kam pasur kontakte sidomos me faktorët e jashtëm, me gazetarë dhe zyre të shteteve mike. Shumica më kanë afruar të holla që t’i shesim, normalisht që unë kam insistuar që të bëjë ekspozitën në vendet e perëndimit, ata më kanë ofruar mundësi vetëm që t’i shes. Unë e kam ditë rëndësinë që të hollat e kanë një vlerë, por në këtë raport nuk kanë kurrfarë vlere. Kjo është një histori e popullit tim, është bërë një pjesë përbërëse e trupit tim. Unë tash nuk kam mbërri që të shes pjesë të trupit”, tregon ai.
Hoxha thotë se nuk duhet të përbuzet e kaluara, e as ajo që kanë përjetuar popullata civile.
“Kjo tregon një realitet. Dy “XX”, pasqyrojnë 20 vjetorin, po e pasqyrojnë edhe shekullin e XX, që gjatë gjithë këtij shekulli ka pasur gjenocid mbi popullin shqiptarë. Edhe e treta është që jo dy “XX”, por edhe shumë të tjerë, që kurrë nuk u gjykua gjenocidi mbi popullin shqiptarë”, tregon ai.
Enver Hoxha, i cili edhe tani punon si mjek, të martën me 10 dhjetor do të hap dyert e Muzeut Historik, për të shfaqur materialet e tij, si dokumente të krimeve që u bën në Kosovë gjatë periudhës 98-99.
Ekspozita do të zgjas pesë ditë dhe do të jetë e hapur për të gjithë.
Fotografitë janë realizuar gjate vitit 1999.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre