LAJMI I FUNDIT:

Mjekët po ikin nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia (Video)

Mjekët po ikin nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia (Video)

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po përballen me largimin e mjekëve në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Pagat e ulëta janë arsyeja kryesore që i detyron mjekët të shohin mundësi punësimi jashtë vendeve të tyre, kryesisht në Gjermani.

Sipas të dhënave të fundit, nga Shqipëria janë larguar 207 mjekë në vitin 2017, ndërsa në Kosovë janë larguar 161 mjekë.


Edhe në Shqipëri herë pas here është kërkuar rritja e pagave të mjekëve. Vendimi i fundit i qeverisë që hyri në fuqi nga 1 prilli, miratoi një rritje me 7 përqind të pagave për bluzat e bardha. Aktualisht një mjek familje paguhet 64 mijë Lekë neto ose 80,112 mijë bruto, ndërsa një specialist merr 92 mijë Lekë neto ose 114,887 bruto.

Mjekët që kanë pranuar punësimin në rrethe për të plotësuar vende vakante, kanë rroga disa herë më të larta. Paguhen 250 mijë lekë në muaj. Për pjesën tjetër, kërkohet rritje.

“Ne do të kërkojmë vazhdimisht që paga të shkojë te 20 përqind, ne nuk jemi të kenaqur sepse puna e mjekëve është shumë e madhe”, thotë Petrit Fangu.

Këto paga konsiderohen jo të denja për mjekët, sipas Shoqatës së Pacientëve të Kosovës, e për pasojë mjekët janë të dypunësuar në sektor privat dhe publik..

Dypunësimi i mjekëve është një fenomen që haset edhe në Shqipëri, për këtë arsye Sindikata e Mjekëve mendon me paga më të mira, mjekët do të zgjidhin vetëm njërin nga sektorët. /Klan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori