LAJMI I FUNDIT:

Mjekët paralajmërojnë për krizë shëndetësore në Australi, shkaku i zjarreve të vazhdueshme

Mjekët paralajmërojnë për krizë shëndetësore në Australi, shkaku i zjarreve të vazhdueshme

Australianët po përballen me një ‘krizë të paparë shëndetësore’, ndërsa mjekët paralajmërojnë që të merren masa, në parandalimin e sëmundjeve që mund të vijnë nga kriza e zjarreve.

Nivelet e cilësisë së ajrit në Australi, kanë qenë ndër më të këqijat në tokë, derisa banorët u detyruan të mbyllen brenda dhe të mos i hapin dritaret, transmeton Telegrafi.


Ata që u detyruan të dalin përjashta, u përballën me një shtresë të dendur tymi, që vështirësonte frymëmarrjen. Për muaj të tërë, banorët në Sydney janë zgjuar me nivel të lartë smogu, që bllokonte edhe peizazhet e bregdetit.

Royal Australasian Collage of Physiciand që përfaqëson më shumë se 17,000 mjekë, thotë se Australia është një territor i pa eksploruar kur bëhet fjalë për të vlerësuar efektet shëndetësore afatgjata të sezonit aktual të zjarrit.

Gjithashtu, ka shqetësim për shëndetin mendor, të atyre që janë dëmtuar si pasojë e zjarreve të këtij sezoni.

Brenda një kohe të shkurtër, pritet që të krijohet një njësit shëndetësor, i kualifikuar që të trajtojë këtë qështje serioze, shkaku i zjarreve të vazhdueshme që më në fund janë nën kontroll. /Telegrafi/