LAJMI I FUNDIT:

Mjekët në Mianmar protestojnë kundër dhunës policore

Mjekët në Mianmar protestojnë kundër dhunës policore

Punëtorët shëndetësorë dolën në rrugë në Mianmar – që njihet edhe si Birmani – për të kundërshtuar dhunën e forcave të sigurisë ndaj protestuesve, të cilët janë kundër grusht shtetit dhe kërkojnë kthimin e një qeverie civile.

Mianmari është përballur me trazira që nga 1 shkurti pasi ushtria e zbatoi një grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen, Aung San Suu Kyi.


Forcat e sigurisë kanë goditur protestuesit me forcë vdekjeprurëse.

Qindra mjekë dhe infermierë duke mbajtur fotografitë e udhëheqëses Suu Kyi marshuan në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, që njihet edhe si kryeqyteti kulturor i vendit.

Gati 250 vdekje janë konfirmuar pas grushtit të shtetit, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), edhe pse numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.

Më shumë se 2.300 të tjerë janë arrestuar, tha grupi.

Kundërshtimi ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur të ndalin trazirat.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të miratojnë sanksione kundër 11 zyrtarëve të juntës në një takim më 22 mars. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori